Majlinda, Nora dhe Distria kalojnë në gjysmëfinale

3 muaj më parë

Majlinda, Nora dhe Distria kalojnë në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi ka arritur që ta mposht Tetiana Levytska Shukavani nga Gjeorgjia.

Kelmendi me shumë zgjuarsi ka arritur që ta mposhtë Shukavanin me një vazzari në kohë shtesë.

Majlinda me këtë fitore kalon në gjysmëfinale.

Ndërkohë Distria Krasniqi ka arritur ta mposht kinezen Yanan Li.

Kinezja ka marr tre karton (shido) që i bie fitore e Krasniqit me Ippon, transmeton koha.net.

Krasniqi me këtë fitore është kualifikuar për gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Julia Figueroa nga Spanja.

Edhe Nora Gjakova ka arritur që ta mposht Ivelina Ilieva nga Bullgaria.

Nora Gjakova edhe pse ka marrë një karton (shido) ka mposhtur bullgaren me Ippon.

Gjakova me këtë fitore kalon në gjysmëfinale.