Magjia nuk ka fund, Besi dhe Xhensila realizojnë dasmën e tretë (Foto)
3 vite më parëMagjia nuk ka fund, Besi dhe Xhensila realizojnë dasmën e tretë (Foto)
Më datë 1 shtator, aktori i humorit Bes Kallaku dhe partnerja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj u martuan në një ceremoni gjigante në Pallatin e Brigadave duke bërë bashkë personazhe të njohura të shoubizit, politikës, artit, etj.
Pas kësaj, ata bënë një ceremoni tjetër e mbushur me muzikë ku kërcyen të gjithë valle.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme, ata i kanë dedikuar një dasmë të veçantë vetëm familjarëve dhe fisit. Ashtu sikurse në setin fotografik jashtë vendit dhe në ceremonitë e tjera, dyshja e njohur duket e lumtur dhe rrezëllitëse. Besi dhe Xhensila kanë hyrë në ambientin e dasmës, të rrethuar nga familjarët, të buzëqeshur e të lumtur.