Maddison në radarin e Manchester United

4 javë më parë

Maddison në radarin e Manchester United

Skuadra angleze, Manchester United, është duke e planifikuar një ofertë për mesfushorin anglez, James Maddison.

Pas blerjes së mbrojtësit Harry Maguire, Djajtë e Kuq janë të interesuar që ta përvetësojnë edhe James Maddison sepse ky i fundit i përshtatet stilit të menaxherit Ole Gunnar Solskjaer, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Por, për ta arritur këtë, klubit anglez do t’i duhet të kalojë nëpër të njëjtat procedura sikur në rastin e Maguire.