Macron: BE nuk duhet të ndërhyjë në çështjen e Katalonjës

2 vite më parë

Macron: BE nuk duhet të ndërhyjë në çështjen e Katalonjës

Bashkimi Evropian nuk duhet të ndërhyjë në krizën e Spanjës, pasi Madridi është në gjendje të zgjidhë situatën vetë, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

“Pse Evropa, Franca dhe Gjermania nuk ndërhyjnë në çështjen katalanase? Sepse Evropa përbëhet nga shtete sovrane”, tha Macron në një vizitë në Frankfurt, të Gjermanisë, transmeton AktivPress.

“Nëse do të ndërhyja në çështjen katalanase, do të ndërhyja edhe në punët e brendshme të Spanjës dhe kjo do të ishte e patolerueshme për kryeministrin dhe për monarkin spanjoll”, shtoi ai.

Macron tha se mbështet kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy në qëndrimin e tij me separatistët.

Sipas mediave, sot pritet që presidenti i qeverisë rajonale katalane Carles Puigdemont të shpallë pavarësinë e Katalonjës./AktivPress