Luis Alberto vazhdon kontratën me Lazio

3 javë më parë

Luis Alberto vazhdon kontratën me Lazio

Luis Alberto ka vazhduar kontratën me Lazion. Sulmuesi spanjoll pas një sezoni fantastik me kryeqytetasit është shpërblyer me kontratë të re nga klubi.

28-vjeçari, që është në vitin e fundit të kontratës me klubin italian, do të mbetet në Serie A, deri në vitin 2024.

Alberto sezonin e shkuar kontribuoi me gjashtë gola dhe 16 asistime, duke qenë një ndër lojtarët kryesorë te Lazio, transmeton KOHA.

Spanjolli është pjesë e klubit italian që nga viti 2016, kur u transferua nga Liverpooli.