Luftoi krah George Washingtonit, gjenerali mund të ketë qenë femër…

6 muaj më parë

Luftoi krah George Washingtonit, gjenerali mund të ketë qenë femër…

Gjenerali i famshëm polak Casimir Pulaski, i cili luftoi në krah të George Washingtonit dhe konsiderohet një hero lufte si në Poloni, ashtu dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë ose femër ose ka pasur çrregullim të zhvillimit gjinor.

Që në pamje të parë, ata vunë re disa karakteristika të qarta femërore, por duhet të siguroheshin që ishin eshtrat e gjeneralit dhe nuk qenë zëvendësuar me ato të dikujt tjetër.

Në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët së fundi. Aristokrati i guximshëm iu bashkua ushtrisë amerikane dhe luftoi kundër trupave britanike në vitin 1777.

Ai madje besohet t’i ketë shpëtuar jetën George Washingtonit në betejën e Brandywine-t.

Pulaski vdiq në vitin 1779, në moshën vetëm 34 vjeçare, shumë pak pasi u plagos rëndë gjatë rrethimit të Savanës. Eshtrat e tij u ruajtën të mbyllura në një kuti metalike, e cila u gropos poshtë një monumenti të kushtuar atij në savanë, dhe kështu kërkuesit e patën mundësinë ta zhvarrosnin dhe studionin skeletin e tij.

Që në pamje të parë, ata vunë re disa karakteristika të qarta femërore, por duhet të siguroheshin që ishin eshtrat e gjeneralit dhe nuk qenë zëvendësuar me ato të dikujt tjetër.

Kështu arritën të gjejnë një pasardhëse të tij dhe të krahasonin ADN-në; rezultoi që kishin të drejtë. Ishte pikërisht gjenerali i cili në shkrimet e kohës përshkruhet si luftëtar i paepur dhe kalorës jashtëzakonisht i zoti.

Ai nuk u martua kurrë e nuk pati fëmijë. Studimi i financuar nga instituti Smithsonian vërtetoi dyshimet, por ekspertët thonë se me shumë gjasë Pulaski nuk e ka menduar se në të vërtetë mund të ishte një femër; thjesht ka konsideruar se është një mashkull, me të cilin diçka nuk është në rregull./dita