“Lufta e Ftohtë është rikthyer me forcë të madhe”

3 vite më parë

“Lufta e Ftohtë është rikthyer me forcë të madhe”

“Lufta e Ftohtë është rikthyer me forcë të madhe”. Deklarata vjen nge Sekretari i Përgjithshëm, i cili paralajmëron kundër rreziqeve të përshkallëzimit të tensioneve për Sirinë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po konsiderojnë nisjen e sulmeve raketore kundër Sirisë, pas sulmit të dyshuar kimik që sipas perëndimit është kryer me bashkëpunimin e Rusisë. Por Moska kërcënoi përmes ambasadorit në OKB, Vasili Nebenzia, se nisja e bombardimeve ajrore mund të shkaktojë një luftë mes dy vendeve.

Sipas tij, shmangia e rrezikut të konfliktit është prioritet i menjëhershëm. Rusia akuzoi gjithashtu Britaninë e Madhe se kishte inskenuar një sulm, një pretendim që Londra e cilësoi si qesharak dhe të gënjeshtër. Gjatë Luftës së Ftohtë, që pasoi fitoren e aleatëve në Luftën e Dytë Botërore, përballi për dekada të tëra Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Paralajmërimin e tij, Guterres e bëri në hapje të një seancë të tensionuar të Këshillit të Sigurimit.

“Lufta e Ftohtë është rikthyer me forcë, por me një ndryshim, mekanizmat mbrojtës, të përdorur për menaxhimin e rrezikut të përshkallëzimit në të kaluarën, duket se nuk janë më të pranishëm”, tha Antonio Guterres.

Ai u bëri thirrje palëve të veprojnë me përgjegjësi në këto rrethana të rrezikshme. Gjatë takimit ambasadori rus në OKB Vassily Nebenzia, akuzoi Shtetet e Bashkuara për shfrytëzimin e sulmit të dyshuar kimik, si preteks për rrëzimin e regjimit të Bashar Al Asadit dhe për të frenuar Rusinë.

Ndërkaq, gjenerali Igor Konashenkov, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ruse tha se ka prova që Britania ishte e përfshirë direkt në organizimin e këtij provokimi./topchannel