“Lucifer”, seriali më i shikuar në SHBA

1 muaj më parë

“Lucifer”, seriali më i shikuar në SHBA

“Lucifer” është seriali më i shikuar në të gjitha platformat e transmetimit në SHBA, tregojnë të dhënat.

Seriali në Netflix, me yllin Tom Ellis i cili luan rolin kryesor, së fundmi është kthyer me gjysmën e parë të sezonit të pestë, raporton NME.

Sipas të dhënave, ai është më i shikuari se çdo tjetër në SHBA, si në Netflix, Amazon Prime, Disney+ dhe Hulu, në periudhën prej 17 deri më 23 gusht.

“Lucifer” është transmetuar për 1,591 minuta gjatë asaj jave, ndërsa në vendin e dytë ka qeën seriali i animuar “The Legend Of Korra” dhe në të tretin “The Umbrella Academy”.

Gjysma tjetër e sezonit të pestë pritet të arrijë vitin e ardhshëm dhe do të ketë një episod të veçantë muzikor, transmeton KOHA. Seriali do të përfundojë me një sezonë të gjashtë me gjithsej 10 episoda.