Luana zbulon një detaj nga kënga e re

2 javë më parë

Luana zbulon një detaj nga kënga e re

Teksa ka kaluar vetëm një muaj që kur Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin me Ramdan Krasniqin, tashmë ajo ka gati këngën e radhës.

LUANA

 Ditën e sotme, Luana do të publikojë projektin më të ri muzikor, dhe ende e ka lënë sekret nëse do të vijë vetëm apo me një tjetër bashkëounim.

Në një video të publikuar në profilin e saj në “Instagram”, Luana shfaqet si Borëbardha në mes të një pylli e veshur e gjitha me të bardha, ndërsa në kokë mban një fjongo të kuqe.

luana1

Ndërsa në një foto të publikuar sot, një ndjekës e ka pyetur atë nëse “do të jetë me një mashkull apo femër ky bashkëpunim”.

luana

“A thu është veç një person?”, i përgjigjet Luana, duke i lënë të gjithë fansat e saj në pritje për të zbuluar çdo gjë sot në orën 18:00.