Luana nuk e ka ndërmend të ndalet, gati projektin e ri muzikor ku po punon Geti

9 muaj më parë

Luana nuk e ka ndërmend të ndalet, gati projektin e ri muzikor ku po punon Geti

Luana Vjollca duket se nuk mjaftohet me suksesin e jashtëzakonshëm televiziv.

Bukuroshja shqiptare e cila po shijon suksesin e madh për momentin gjendet në pushime.

Ajo gjendet në pushime aktualisht në St. Moritz të Zvicrës me të dashurin e saj dhe Marinën e reperin Getoar Selimi.

Luana ka publikuar një InstaStory ku ka paralajmëruar gjëra të reja muzikore.

Telegrafi mëson se në projektin e ri të Luanës sërish do të ketë gisht Getoar Selimi, i cili dëshiron t’i ndihmojë bukuroshes që suksesshëm të katapultohet në maje të skenës muzikore.

Nuk ka ende asgjë konkrete në këtë drejtim, por Luana pritet të rrëmbejë vëmendjen me publikimet e reja.

Së fundmi bjondja e jashtëzakonshme pati sukses enorm me emisionin “Shiko Kush Luan”./Telegrafi