Luana kapet në foto me Krenarin

1 muaj më parë

Luana kapet në foto me Krenarin

Luana Vjollca ka qenë një nga personazhet më të komentuara në media javët e fundit dhe kjo pas suksesit të madh që kënga e saj e fundit me Faydeen po korr.

Pas një periudhe të ngarkuar me koncerte dhe xhirime, bukuroshja bjonde së bashku me partnerin e saj Krenar Çoçaj kanë vendosur të largohen për disa ditë nga Shqipëria.

Ata janë kapur mat në aeroportin e Malpensas, në Milano dhe në foton e siguruar nga ‘Joq’, Luana shihet pranë Krenarit teksa bëjnë check in-in.

Kujtojmë që prej kohësh në media është përfolur për një lidhje mes tyre, mirëpo vetë moderatorja por edhe Krenari kanë zgjedhur që jetën e tyre private ta mbajnë larg vëmendjes.

Pavarësisht kësaj në media nuk kanë munguar fotografi të të dyve në pushime bashkë.