Loredana “prish kontratën” me avokatët shqiptarë, ia beson mbrojtjen një zvicerani

1 javë më parë

Loredana “prish kontratën” me avokatët shqiptarë, ia beson mbrojtjen një zvicerani

Reperja Loredana Zefi vijon të mbetet nën hetim nga Prokuroria e Luzernit për akuzat e mashtrimit ndaj ciftit zviceran. Në konferencën për shtyp që dha në muajin maj, ajo u paraqit së bashku me dy avokatët e saj Artan Sadiku dhe Tom Gashi. Por këngëtarja ka vendosur që të cështja e saj të mos mbrohet më nga ata.

E përditshmja zvicerane “20min” raporton se avokati i ri i Loredanës quhet Thomas Fingerhuth.

“Unë mendoj se Loredana donte një avokat që nuk vjen nga i njëjti vend si ajo dhe ka më shumë distancë me prokurorinë”, tha avokati. Ndër të tjera, ai e konsideroi të mirë bashkëpunimin me reperen.

Fingerhuth beson se padia kundër Loredanës nuk do të përfundojë në një aktakuzë. “Unë do të bëj gjithçka që mundem për të parandaluar Loredanën nga ndjekja penale, dhe unë jam i gatshëm të gjej zgjidhje të tjera”, shtoi ai.

Për momentin Loredana ka anuluar koncertet dhe të gjitha llogaritë bankare i janë bllokuar nga prokuroria. Ish avokati, Artan Sadiku i kishte ofruar ciftit 350,000 franga, por ata nuk pranuan duke thënë se Loredana i detyrohej dyfish.