Loredana në listën e më të kërkuarve në “Google” për Zvicër

10 muaj më parë

Loredana në listën e më të kërkuarve në “Google” për Zvicër

“Blick” ka publikuar listën e personaliteteve më të kërkuara, në të cilën bën pjesë edhe Loredana.

Madje, këngëtarja ndodhet në vendin e dytë, duke e lënë pas edhe legjendën e tenisit, Roger Federer.

Përveç kësaj, Loredana u përfshi edhe në top-pesëshen e personazheve më të kërkuar, në titujt që kishin të bënin me akuza.

Ndërsa, në listën e personazheve më të kërkuar, të cilët kanë ndërruar jetë në vitin 2019, bën pjesë edhe futbollistja Florijana Ismaili./lajmi.net