Logitech ERGO K860 është një tastierë unike ergonomike

1 muaj më parë

Logitech ERGO K860 është një tastierë unike ergonomike

Logitech e ka prezantuar ERGO K860, ku bëhet fjalë për një tastierë pa tel të dizajnuar në mënyrë unike. Tastiera e re ergonomike “split” e ka një format specifik të krijuar për ta maksimizuar rehatinë e përdoruesit në lëvizjen e muskujve, si dhe pozitën e pëllëmbës dhe dorës, raporton Neowin.

Kompania e ka publikuar gjithashtu një video fragment për ERGO K860, i cili na jep një pasqyrë më të mirë për dizajnin e pajisjes, ku lakueshmëria e pajisjes periferike duket shumë më mirë sesa në foto.

Tastiera Logitech ERGO K860 e përdor teknologjinë Bluetooth Low Energy për lidhje pa tel me kompjuter, ndërsa konsumon më pak energji, shkruan KOHA Ditore. Opsioni alternativ për përdoruesit është USB për lidhjen e tastierës Logitech me PC.

Tastiera ERGO K860 e ka një çmim prej 130 dollarësh dhe është në dispozicion për blerje përmes partnerëve të shumtë të shitjes me pakicë të kompanisë Logitech.