Llapi mposhtë Gjilanin, rezultatet tjera

3 vite më parë

Llapi mposhtë Gjilanin, rezultatet tjera

Janë zhvilluar sot dy ndeshje në kuadër të javës së 19-të në Vala Superligë.

Llapi ka shënuar fitore para tifozëve të vet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke e mposhtur Gjilanin, me rezultat 1:0.

Deri te goli i tri pikëve të reja llapjanët erdhën vetëm në minutën e 86-të, kur Florim Bërbatovci u gjet më mirë se sa mbrojtësi i gjilanasve dhe shënoi nga afërsia.

Me këtë fitore Llapi ngjitet në pozitën e tretë, me 39 pikë, aq sa ka Prishtina në vendin e dytë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër që u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ndërmjet dy skuadrave që luftojnë për mbijetesë, Trepçës dhe Ferizajt nuk pati fitues, pasi sfida u mbyll baras 1:1.

Të dy golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e parë. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Maliq Behlulit, në minutën e 16-të, por vetëm tetë minuta më vonë mitrovicasit arritën të barazojnë shifrat me golin e shënuar nga Bajram Zuqaku.

 

Vala Superliga
Llapi – Gjilani     1:0
Trepça – Ferizaj  1:1

Liga e Parë
Flamurtari – Ulpiana         1:0
Ramiz Sadiku – Ballkani   1:2