Llapi me një njoftim të rëndësishëm për publikun para ndeshjes me Prishtinën

2 javë më parë

Llapi me një njoftim të rëndësishëm për publikun para ndeshjes me Prishtinën

Nesër në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë zhvillohet njëra nga ndeshjet më interesante të stinorit ku përballën rivalët e vjetër Llapi e Prishtina, ndeshje kjo që luhet nga ora 13:00.

Skuadra Llapjane që deri para këtij dueli ishte e dënuar t’i zhvillojë ndeshjet pa shikues pas problemeve që patën në sfidën ndaj Ferizajt, ndeshjen me Prishtinën e luan me tifozë. Kjo ka bërë që ekipi të lëshojë një njoftim para ndeshjes duke njoftuar se pas 35 vjet hapet hyrja perëndimore e stadiumit “Zahir Pajaziti”, shkruan Zëri.info.

Njoftimi i KF Llapit:

Me qëllim të shmangies së turmës së madhe dhe hyrjes më të shpejtë në stadium për ndeshjen e nesërme Llapi – Prishtina, edhe zyrtarisht do hapet hyrja nga ana perëndimore e stadiumit(nga stacioni i autobusëve), hyrje që kërkojmë të jetë hyrja kryesore e stadiumit “Zahir Pajaziti”, e cila ishte e bllokuar tashmë e 35 vite.

Inkuadrojmë publikun llapjan që të vinë me kohë dhe në numër të madh në stadium, pasi prezenca e tyre është motiv shtesë për djelmoshat e KF Llapit drejt fitores, njëherit të ndalojnë hedhjen e gjësendeve dhe sjelljeve tjera jo sportive që mund të penalizojnë klubin me dënime të parashtruara”, thuhet në njoftimin e KF Llapit.