Llapi-Ferizaj, ndeshja u shty për 10 minuta për një arsye qesharake

4 vite më parë

Llapi-Ferizaj, ndeshja u shty për 10 minuta për një arsye qesharake

Në ndeshjen Llapi-Ferizaj ka ndodhur diçka e pazakontë, ani pse në futbollin kosovar ndodhin çudi edhe më të mëdha.

Dy skuadrat kanë zbritur në fushën e “Zahir Pajazitit” me fanella të njëjta, bardhekaltër..

Gjyqtari kryesor, Mervan Bejtullahu, ka urdhëruar skuadrën mysafire që t’i ndërrojë fanellat, në mënyrë që ato të jenë më të dallueshme, shkruan GazetaOlle.

Ndeshja rifilloi me 10 minuta vonesë dhe përsëri të dy ekipet i patën fanellat shumë të ngjajshme.

Një gjë e tillë shihet në fotografinë e postuar nga faqja zyrtare e Ferizajt.

Takimi në Podujevë nuk prodhoi gola dhe u mbyll pa fitues, 0:0.