Lladrovci takohet me të intervistuarit e Drejtorisë së Arsimit

3 vite më parë

Lladrovci takohet me të intervistuarit e Drejtorisë së Arsimit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar kandidatët intervistues të cilët i janë nënshkruar konkursit të fundit të Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Me këtë rast, ai ka thënë se transparenca gjatë procedurës së pranimit të mësimdhënësve do të jetë në vazhdimësi dhe se meritorët do të pranohen në vendet e tyre të punës, shkruan AktivPress.

Gjatë procedurës për testimin e kandidatëve intervistues me shkrim, kanë qenë të thirrura të gjitha organizatat jo qeveritare që veprojnë në Komunën e Drenasit dhe rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN për të monitoruar tërë procesin e intervistimit./AktivPress