Lladrovci fton biznesmenët e Trevizos për investime në Parkun e Ri të biznesit

3 vite më parë

Lladrovci fton biznesmenët e Trevizos për investime në Parkun e Ri të biznesit

Gjatë qëndrimit në Trevizo, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar disa pronar biznesesh në këtë qytet që janë pronar shqiptar apo me shumicë të punëtorëve shqiptar me të cilët ka biseduar për mundësitë e zhvillimit të biznesit në Drenas.

Me këtë rast, ai i ka ftuar ata për investime në Parkun e Ri të biznesit duke ua bërë me dije, lehtësirat e të bërit biznes dhe përkrahjen nga komuna.
“Komuna e Drenasit ju mirëpret për vizitë dhe investime. Shpreh kënaqësinë për suksesin Tuaj këtu, me kushtet që ofron Parku i Ri i biznesit, Drenasi II, do të përsërisni suksesin Tuaj edhe në Kosovë”, ka theksuar Lladrovci, duke dhënë në detaje kushtet për investime.

Pronarët e bizneseve, sipas njoftimin të komunës së Drenasit, siguruan Lladrovcin se në një kohë të afërt do ta bëjnë një vizitë në Drenas. Disa nga këto biznese promovojnë prodhimet dhe shesin produktet e Kosovës në Itali që tashmë kanë filluar të kenë edhe sukses në tregun italian.