Liverpooli vetëm ‘shkelma’ për Chelsean në ‘Anfield’, rikthehet edhe Xherdan Shaqiri

3 muaj më parë

Liverpooli vetëm ‘shkelma’ për Chelsean në ‘Anfield’, rikthehet edhe Xherdan Shaqiri

Liverpooli e ka fituar kryendeshjen e javës së 34-t në kampionatin elitar anglez, Premierligë.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Anfield Road”, Liverpooli e ka mposhtur Chelsean me rezultat solid, 2:0, shkruan Zëri.

Pjesa e parë ishte më e balasuar dhe si e tillë përfundoi pa gola.

Image

Me të filluar pjesa e dytë, “Të Kuqtë” ishin më të mirë në fushë dhe shënuan dy gola brenda dy minutash.

Fillimisht, në minutën e 51-të, Sadio Mane shënoi gol të bukur me kokë pas harkimit fenomenal nga Jordan Henderson.

Ndërkaq, dy minuta më vonë, Mohamed Salah shënoi gol të jashtëzakonshëm nga distanca për rezultatin përfundimtar 2:0.

Në këtë ndeshje, trajneri Jurgen Klopp vendosi ta inkuadrojë Xherdan Shaqirin vetëm nga minuta e 90-të.

Me këtë fitore, Liverpooli e rikthen kreun e tabelës me 85 pikë të grumbulluara, ndërkaq, Chelsea mbetet në vendin e katërt me 66 pikë sosh./Zëri/

Image