Liverpooli gati për ceremoninë speciale, javën tjetër ngrit trofeun e Premier Ligës

3 javë më parë

Liverpooli gati për ceremoninë speciale, javën tjetër ngrit trofeun e Premier Ligës

Liverpoolit do të ngritë trofeun e Premier Ligë në një ceremoni speciale të mërkurën e ardhshme pas sfidës ndaj Chelseat, raporton BBC.

Liverpooli e siguroi titullin e ligës për herë të parë pas 30 vjetësh, megjithatë në Anfield Road nuk do të ketë tifozë për shkak të situatës së krijuar me COVID-19, transmeton KOHA.

Lojtarët do të pranojnë medaljet nga legjenda e klubit Kenny Dalglish.

Kurse trofeun do ta ngritë kapiteni Jordan Henderson, përkundër që aktualisht është i lënduar.