Liverpooli e shfrytëzon mundësinë e vazhdimit të kontratës së Alisson

6 ditë më parë

Liverpooli e shfrytëzon mundësinë e vazhdimit të kontratës së Alisson

“Reds” e kanë vazhduar për një vit tjetër kontratën me portierin brazilian, të cilin e kishin transferuar në vitin 2018

Liverpooli e ka shfrytëzuar opsionin që e kishte në kontratën e portierit Alisson Becker.

Braziliani kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Reds” në vitin 2018, shkruan Express.

Mirëpo, në kontratë përmendej edhe opsioni për vazhdimin e kontratës për një vit tjetër, pra të gjashtin nëse palët do të merreshin vesh.

Ish-portieri i Romës ka shfaqur siguri në portë që nga arritja e tij dhe me këtë rast, ai do të mbrojë në “Anfield Road” së paku deri në vitin 2024.

Alisson është njëri prej portierëve më të mirë në botën e futbollit.