Lirohet boshnjaku i dyshuar për krime lufte në Kosovë

2 muaj më parë

Lirohet boshnjaku i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Boshnjaku Ramiz Gjogoviq, nga fshati Dobrushë i Istogut, ka dy javë që është liruar nga Burgu i Sigurisë së Lartë.

Ky i fundit një vit më parë u arrestua nga forcat e rendit nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë.

Arrestimi i boshnjakut u bë pasi që familja Salihaj nga fshati Shushicë i Istogut pati siguruar një fotografi të shkrepur në oborrin e shtëpisë së tyre ku, sipas familjes, shihet boshnjaku Gjogoviq i uniformuar.

Famila Salihaj nga Shushica e Istogut, të cilës i janë vrarë nëntë anëtarë të familjes në luftën e fundit në Kosovë, është e çuditur me lirimin e Ramiz Gjogoviqit.

Se Gjogoviq u arrestua fillimisht nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë e konfirmoi edhe avokati i tij Bardh Ademaj.

Ky i fundit i tha Klan Kosovës se nuk ka pasur dëshmi se Gjogoviq ka kryer krime lufte, derisa shtoi se klienti i tij u dënua me 13 muaj burgim vetëm për armëmbajtje pa leje.