Lirohen vëllezërit Geci nga Drenica

2 muaj më parë

Lirohen vëllezërit Geci nga Drenica

Mbrëmë janë liruar vëllëzërit nga Drenica Rrustem dhe Hetem Geci.

Lajmin e ka konfirmuar për Express avokati i këtij rasti, Mahmut Halimi.

Ai ka deklaruar shkurtë se lajmi i dhënë në media është i vërtetë dhe të njejtit janë liruar mbrëmë nga burgu.

Vëllëzërit Geci ishin shpallur fajtorë për krim të luftës kundër popullatës civile për vrasjen e Gani Berishës më 18 qershor 1999 në qendrën mjekësore në Skenderaj.