LIRINË E GJAKOJE TI

3 muaj më parë

LIRINË E GJAKOJE TI

Nga Hafiz Gagica

Në Stacionin e trenit në Stuttgart
Shikimi yt kah largësitë e bardha
Drejt Frankfurtit prej nga niseshin
Të hekurtat pulëbardha
Qiellit fluturoi

Atje diku te vija e parë e frontit
Atje ku jetësohej ëndrra për liri

Më kujtohesh gjithnjë
Me shikimin e dritësuar diku larg
Te Broliqi, Deçani e Kosova
Te fëmijët tu
Me vite të ndarë prej Teje

Atje ku shpirti të flinte në paqe
Lirinë e gjakoje Ti

Shikimit Tënd
Si dritës së ëndrrës i shkove pas
Ku krismat për liri morën zjarr
Në zemër të Atdheut

(Prishtinë 17 shkurt 2016)

AktivPress