Lirim Kastrati në 11-shën më të mirë të vitit në Kroaci

2 muaj më parë

Lirim Kastrati në 11-shën më të mirë të vitit në Kroaci

Futbollisti nga Kosova Lirim Kastrati, i cili luan në ligën e parë të Kroacisë me Lokomotivën e Zagrebit, është përzgjedhur në formacionin e vitit.

Talenti kosovar në këtë sezon ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, duke arritur që të shënoj 11 gola dhe duke bërë edhe shtatë asistime.

Kastrati zyrtarisht është lojtar i gjigandit kroat Dinamo Zagreb, por ka qenë i huzuar tek ekipi tjetër lokal Lokomotiva.