Limaj zgjedh nga pesë kandidatë të partive rivale që do t’i kishte votuar më 14 shkurt

1 muaj më parë

Limaj zgjedh nga pesë kandidatë të partive rivale që do t’i kishte votuar më 14 shkurt

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar se cilët politikanë nga subjektet tjera politike do t’i votonte në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Limaj në “Debat Plus” ka thënë se nga lista e PDK-së do të votonte këtë pesëshe të deputetëve: Bajrush Xhemajli, Bedri Hamza, Mërgim Lushtaku, Ganimete Musliu dhe Xhavit Haliti.

Nga LVV Limaj do të votonte këta pesë kandidatë: Avni Dehari, Gani Krasniqi, Liburn Aliu, Shqipe Selimi dhe Vasfije Krasniqi.

Nga AAK Limaj thotë se do të kishte votuar Time Kadriajn, Teuta Haxhiun, Pal Lekajn, Bekë Berishën, Gazmend Sylën dhe Daut Haradinajn.

Për dallim nga partitë tjera, siç përcjell Telegrafi, në AAK Limaj thotë se do ta kishte votuar edhe Haxhi Shalën si deputet të gjashtë. Ndërsa për Ramushin thotë se nuk e ka përzgjedhur pasi që ai “po bëhet president”.

Limaj ka përzgjedhur edhe kandidatët e LDK-së që do të votonte.

“Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Hikmete Bajrami, Agim Veliu dhe Behgjet Pacolli. Ka edhe plotë djem të mirë këtu, por po i lë këta pestët”, tha Limaj. /Telegrafi