Limaj vizitë fabrikës “Meka”: Prioritet imi është vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë

3 javë më parë

Limaj vizitë fabrikës “Meka”: Prioritet imi është vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë

Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, sot ka qëndruar në Dragash, ku ka vizituar kompaninë “Meka”, e cila merret me prodhimin e produkteve të mishit.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj gjatë kësaj vizite tha se kjo kompani është model dhe shembulli më i mirë se edhe në Kosovë ka mundësi të prodhohen produkte cilësore me standarde të Bashkimit Evropian.

Tutje, i pari i Nismës, e ka falënderuar pronarin e kompanisë “Meka” për mundësinë që ua ka ofruar njerëzve të kësaj zone të punësohen aty dhe në të njëjtën kohë, ka siguruar se nën drejtimin e qeverisë nga ai, një nga prioritetet kryesore do të jetë vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si parakusht për zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës./AktivPress/