Limaj rrëfen se çfarë i kishte ndodhur në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

4 javë më parë

Limaj rrëfen se çfarë i kishte ndodhur në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Më 28 nëntor të vitit 2012, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Fatmir Limaj ishte ftuar që të shpallej qytetar nderi i qytetit të Vlorës.

Kjo ndodhte pak kohë pasi Limaj ishte liruar nga aktakuzat për krime lufte në Hagë.

Megjithatë, prokurorët e EULEX-it i ishin vënë pas menjëherë dhe kishin përgatitur një aktakuzë të re.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin n’Konak të Gazetës inFokus, komandant Çeliku ka treguar se si e kishte marrë lajmin se cfarë e priste me t’u kthyer në Kosovë nga bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Endrit Shala.

Limaj e kishte parandjerë se një gjë e tillë do të ndodhte, prandaj me t’u futur Shala në dhomë për t’ia kumtuar lajmin i ka thënë se e di se për çfarë po e thërret. /inFokus

Ky është rrëfimi i plotë i tij: