Likaj shpalos planin e MASH për fillimin e vitit të ri shkollor, thotë se nuk ishte një vendim i lehtë

1 muaj më parë

Likaj shpalos planin e MASH për fillimin e vitit të ri shkollor, thotë se nuk ishte një vendim i lehtë

Në interpelancën e ngritur sot nga Arbërie Nagavci, ka folur ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që punuan me MASH për fillimin e vitit të ri shkollor më 14 shtator.

“Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë. Kthimi në shkolla përbën interes të madh për të gjithë është vendim i madh dhe i mirëpritur nga të gjithë”.

“Hapja e shkollave është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në, SBASHK, dhe Këshillin e Prindërve të gjitha vendimet janë marrë në bashkëpunim me ata, i falënderoj të vendimet e tyre në këtë situatë të pandemisë”.

Likaj ka thënë se ata kanë hartuar një plan për të cilin janë duke punuar për ofrimin e mësimit në distancë për të gjithë nxënësit në vend. Po ashtu ka thënë se kanë hartuar edhe udhëzuesin për kushtet higjienike në kohë të pandemisë.

Ai theksoi se i kanë trajnuar mësimdhënësit për fillimin e këtij viti të ri shkollor, duke shtuar se edhe do të shtojnë buxhetin nëse ka nevojë për sigurimin e mjeteve të punës për nxënësit të cilët nuk kanë tabletë dhe laptopë.