“Ligji s’e lejon realizimin e premtimit të Haradinajt për rritje pagash”

2 javë më parë

“Ligji s’e lejon realizimin e premtimit të Haradinajt për rritje pagash”

Kandidati i VV’së për deputet Hekuran Murati, përmes një reagimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit për kryeministër Ramush Haradinajt, i cili premtoi se koalicioni AAK-PSD do të rritë pagat në vend çdo vit, nëse e merr pushtetin pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

“Synojmë çdo vit rritjen e pagave për 10 për qind”, kishte deklaroi Haradinaj.

Ndërsa Murati tha se ligji e përcakton qartë se sa mund të rritet paga për një vit të caktuar.

“Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë e përcakton qartë se sa mund të rriten pagat në një vit të caktuar”, ka shkrur Murati.

Murati po e akuzon Haradinajn se po gënjen dhe në fund thotë se leximi nuk i bën dëm askujt.

“Ende pa filluar fushata, filluan rrenat!”, shkroi Murati.

“Leximi kurrë nuk i ka bërë dëm askujt”, përfundoi Murati.