Ligji për Paga përfundon në Kushtetuese

6 muaj më parë

Ligji për Paga përfundon në Kushtetuese

Avokati i Popullit sapo i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Kushtetueses, Veton Dula.

“Në Gjykatën Kushtetuese sapo është parashtruar kërkesa përkitazi me Ligjin për pagat nga Avokati i Popullit”, ka thënë Dula.

Dhjetra sindikata i ishin drejtuar Avokatit të Popullit që ta dërgonte këtë ligj në Kushtetuese, por ka nga ato që kanë paralajmëruar masa radikale në rast se ky ligj pezullohet dhe pagat e dhjetorit nuk dalin sipas ligjit të ri.

Ndër sindikatat që kanë kërkuar aplikimin e këtij ligji janë SBASHK-u dhe sindikata e punetoreve shendetesore.

Avokati i Popullit i ka cilësuar si presion mbi institucionin e tij deklarimet e ketyre sindikatave.

Pas pezullimit të Ligjit për zyrtarët publik ka qenë e pritshme që edhe Ligji i pagave të përfundonte në Kushtetuese, për shkak të ndërlidhjes që kanë me njëri-tjetrin/AktivPress/