Ligji për investime strategjike merr bekimin e presidentit

3 vite më parë

Ligji për investime strategjike merr bekimin e presidentit

Ligji për investime strategjike i shumëpritur nga Qeveria e Kosovës, është shpallur nga presidenti Hashim Thaçi.

Lajmi është bërë publik nga vet kreu i shtetit nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook, transmeton AktivPress

“Dje e kam nënshkruar Ligjin për Investimet Strategjike, i cili krijon kushte shumë më të mira për investitorë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Me këtë ligj i japim fund njëherë e përgjithmonë procedurave burokratike dhe për çdo projekt që merr statusin e investimit strategjik, tash investitorët brenda 15 ditëve të punës do ta marrin edhe vendimin lidhur me kërkesat e tyre për leje, licenca dhe autorizime ligjore.

Për projekte strategjike, investitorëve do iu lejohet edhe shfrytëzimi i pasurive të paluajtshme shoqërore me kohëzgjatje maksimale deri në 99 vjet.

Si urë lidhëse mes vendeve të Evropës Juglindore, me mundësi të shumta, Kosova çdoherë e më shumë po shihet edhe si vend strategjik për investime. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Tash, ky ligj do të shpallet në Gazetën Zyrtare.  Por për t’u zbatuar, Qeveria duhet t’i bëjë edhe disa akte nënligjore./AktivPress