Lideri i Luzernit, Emini, ende nuk ka vendosur për Kosovën apo për Zvicrën?

3 javë më parë

Lideri i Luzernit, Emini, ende nuk ka vendosur për Kosovën apo për Zvicrën?

Vetëm një vit më parë, Lorik Emini ishte ende pjesë e ekipit të juniorëve te Luzerni. Por që nga janari i këtij viti mesfushori ka qenë një nga lojtarët profesionistë të skuadrës zvicerane në ligën elite.

Edicioni i së dielës nga gazeta “Blick” ishte mysafir te 20-vjeçari aty ku kishte nisur gjithçka, në fushën e futbollit në Rotkreuz ZG. “Kujtime të këndshme kam nga këtu”, thotë Emini. “Kur ​​isha pesë vjeç fillova të luaj futboll këtu. Deri në kategorinë e juniorëve luajta këtu”.

Përmes ekipit Zug 94, mesfushori i gjithanshëm që më parë njihej si “Messi i vogël” për shkak të rrezikut para portës dhe flokëve të gjatë, përfundoi te FC Luzerni. “Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të luaj për FCL. Kush nuk e ëndërron këtë? Unë gjithmonë kam dashur të jem profesionist”.

Emini ka shpërthyer vonë. Ai debutoi në Super League të Zvicrës në dhjetorin e vitit të kaluar kur ishte 20 vjeç. Që nga rifillimi i ligës, ai ka luajtur në mesfushë nën urdhrat e trajnerit Fabio Celestini. “Ma mundësuan të stërvitem me ekipin e parë tre vjet më parë. Atëherë trajner ishte Markus Babbel. Por unë i dëmtova ligamentet e gjurit, “,shpjegon Emini. Atij iu desh të pushonte për më shumë se 4 muaj. “Asnjëherë nuk dyshoja. Gjithmonë e dija se do t’ia dal“.

Vullneti dhe qëndrimi i tij e karakterizojnë atë, dhe vetëbesimi i tij është i madh: “Vjen nga forca që e marr në shtëpi – kam një familje që gjithmonë më qëndron prapa”, thotë Emini.