Lewis Hamilton del pozitiv me COVID-19

2 muaj më parë

Lewis Hamilton del pozitiv me COVID-19

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 Lewis Hamilton, ka rezultuar pozitiv në tesin për COVID-19, pas garës së zhvilluar dy ditë më parë në Bahrejn.

Hamilton është futur menjëherë në vetizolim.

Si pasojë e kësaj britaniku do të mungojë në garën e radhës që zhvillohet sërish në pistën e Sakhir (Bahrejn).

Mercedes pritet ta gjejë një zëvendësues për garën e radhës.

Mungesa e Lewis Hamilton nuk do të ndikojë shumë te Mercedes, pasi që ai tashmë e ka siguruar titullin e kampionit të botës.