Lëvizja Vetëvendosje ia vazhdon këtë pozitë Arben Vitisë

5 ditë më parë

Lëvizja Vetëvendosje ia vazhdon këtë pozitë Arben Vitisë

Arben Vitia do të vazhdojë që të jetë koordinator i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

Kjo është konfirmuar sot nga LVV-ja. Nga ky subjekt politik kanë njoftuar se ndryshime kanë bërë në 33 qendra të VV-së në Kosovë dhe në mërgatë.

Ndërkaq ndryshime pritet të bëhen edhe në 10 qendra të tjera.

Në krye të Qendrës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia është që nga viti 2018.

Që nga viti 2010, ai është aktivist në LVV e ku fillimisht ka qenë i angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi, në parti. /Express/

Lajme nga rubrika