Levante e mposhtë Barcelonën

2 javë më parë

Levante e mposhtë Barcelonën

Barcelona ka pësuar humbje si mysafir me rezultatin 2-1 nga Levante në kuadër të Copa del Rey në 1/8 e finales.
Skuadra katalonase e humbi ndeshjen e parë, dhe në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou” do të tentojë që t’i ndryshoj gjërat dhe të kualifikohet për në çerekfinale, raporton Gazeta Express.

Golin e parë e shënoi Erick Cabaco në minutën e 4’, kurse në minutën e 18’ Borja Mayoral e dërgoi rezultatin në 2-0 për vendasit.

Katalonasit ngushtuan rezultatin në 2-1 me anë të Philippe Coutinhos në minutën e 85’, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Në këtë ndeshje nuk ishin të ftuar startuesit e zakonshëm , Lionel Messi, Luis Suarez, Ivan Rakitic, Gerard Pique dhe Jordi Alba, pasi Ernesto Valverde vendosi që t’i pushojë ata.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave ku Barcelona në Camp Nou do të tentojë të shënojë fitore me dy gola epërsi për të kaluar në çerekfinale. /Gazeta Express