Lëndohet ylli i Real Madridit, e humb sezonin

2 vite më parë

Lëndohet ylli i Real Madridit, e humb sezonin

Sezoni 2017/18 ka marrë fund për talentin e ri të Real Madridit, Martin Odegaard, pas lëndimit që e pësoi duke luajtur për klubin ku është i huazuar, Heerenveen.

Adoleshenti norvegjez ka qenë në formë për ekipin e vet dhe lëndimi i ndodhi në një kohë shumë të keqe, kur kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje për t’u zhvilluar deri në play-offin për një vend në Evropa Ligë.

Ai pritet të riaftësohet në verë dhe atëherë Real Madridi do të vendosë nëse ai do t’i bashkohet ekipit të parë apo jo për stërvitje parasezonale. /Express