Lëndimi shtyn Murrayn të pensionohet nga tenisi

6 muaj më parë

Lëndimi shtyn Murrayn të pensionohet nga tenisi

Andy Murray me lot në sy ka bërë të ditur se do t’i jap fund karrierës në tenis pas Wimbledonit që mbahet gjatë verës.

Në një konferencë për media, dy-herë fituesi i Wimbledonit, ka thënë se lëndimi në ije i ka shkaktuar dhembje të mëdha të cilat do ta ndjekin në Australian Open, që ka thënë se do të jetë gara e tij e fundit.

Ai ka thënë se shpreson që të qëndrojë deri në muajin e Wimbledonit, por e ndjen se është hap i madh pjesëmarrja në të, pasi dhembja është aq e madhe sa shpesh nuk ka mundur t’i mbath çorapet apo këpucët.

“Është e qartë se kam pasur vështirësi për një kohë të gjatë dhe kam dhembje tash e dy muaj”, ka thënë Murray.

“Kam bërë gjithçka që të tentoj dhe të rikuperoj ijët, por nuk ka ndihmuar. Jam më mirë sesa para gjashtë muajsh, por kam dhimbje të mëdha. Ka qenë e vështirë”, ka shtuar ai.

“Do të luaj atje [Australian Open]. Mund të luaj edhe pak, por jo në nivelin që duhet. Dhembja është shumë e madhe dhe nuk dua që të vazhdoj të luaj kështu. Kam provuar çdo gjë dhe nuk ka funksionuar. Në dhjetor kam folur me ekipin dhe u kam thënë se nuk mund të vazhdoj kështu”, ka thënë Murray.