Lëkundje e tokës në Shqipëri, nuk raportohet për dëme

4 ditë më parë

Lëkundje e tokës në Shqipëri, nuk raportohet për dëme

Një lëkundje e lehtë e tokës është regjistruar mbrëmë në Shqipëri.

Paraprakisht bëhet me dije se tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.4, ndërsa epiqendra ndryshe nga herët e tjera të muajve të fundit, është regjistruar në detin Adriatik rreth 7 km larg Vlorës.

Tërmeti ka pasur një thellësi të vogël prej vetëm 2 km. Meqë lëkundja ishte e lehtë nuk raportohet për dëme apo panik, megjithëse është ndjerë nga qytetarët.