Legjenda Robben i kthehet futbollit

1 muaj më parë

Legjenda Robben i kthehet futbollit

Legjenda holandeze Arjen Robben i është kthyer fushave të futbollit. 36-vjeçari ka vendosur t’i kthehet futbollit një vit pasi njoftoi për pensionim.

Ai do të jetë pjesë e Groningenit në Holandë për sezonin 2020/21.

Holandezi është kthyer te skuadra ku kishte nisur futbollin.

“Klubi mund të përdorë çdo ndihmë gjatë kësaj periudhe për të tejkaluar krizën nga koronavirusi. Unë kam marrë pjesë në disa aksione dhe po ashtu kam menduar se çfarë mund të bëj tjetër për klubin. Në javët e fundit kam pasur konsulta me njerëzit në klub dhe kam dëgjuar fjalët e përkrahëse: ‘Arjen, duhet të ndjekësh atë që të thotë zemra!’… Një rikthim si futbollist në Groningen. Tani ky është misioni. Po punoj të rikthehem si futbollist”, ka thënë Robben në prezantimin e tij.

Robben ishte pensionuar vitin e shkuar duke u larguar nga Bayerni pas tetë titujsh kampioni në Bundesligë. Në karrierë ka fituar edhe titullin e Ligës së Kampionëve e Superkupës së Evropës. Ka edhe dy tituj të Premier Ligës me Chelsean e një në La Ligë me Real Madridin.