Ledri Vula i emocionon të gjithë me videon e ushtarit të UÇK-së

4 ditë më parë

Ledri Vula i emocionon të gjithë me videon e ushtarit të UÇK-së

Avni Kastrati është ish ushtari i radhës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me rrëfimin e tij për luftën, njësoj si dy ish ushtarët tjerë deri më tash, Kjani Guri dhe Ilir Morina, sjell emocione të forta.

Videon e tij, që është projekt i platformës “LIRIA KA EMËR”, e ka shpërndarë këngëtari i njohur Ledri Vula.

“Avniu 18 vjeç ne vend se me dal me shku ne fakultet, ose me dal me dosta, ose me dal deri ne Prishtine, ose me u gezu per suksese te dostave, ai e ka kap pushken qe sot 18 vjeçaret me shku ne fakultet ne gjuhe te vet, me pi kafe me dosta pa frike se i vjen dikush nga mbrapa, me shku kah te dojne pa frike se i ndal policia ne postbllok, e ka kap pushken qe dosti dostin mos me pa te vrame e as te plagosun vetem pse eshte shqiptar.

Avniu eshte vetem nje fryme prej shume frymeve qe kane luftu per lirine e vendit te vet. Ka luftu per mu, per ty, per ate… ka luftu per neve… #LiriaKaEmer”, ka shkruar Ledri Vula.

Avni Kastrati tregon se i ishte bashkuar UÇK-së në moshën 18-vjeçare, ndërsa e falënderon Zotin që asokohe e ka pasur atë moshë dhe ka mundur ta rrokë armën për të luftuar për çlirimin e vendit. “Kur përmend UÇK-ja është një fjalë ma krenare e shpirtit tem”, thotë ai.

Ky ish ushtar i UÇK-së tregon një moment të rëndë gjatë luftës, kur në rrugë për në Shqipëri, i vdes një nga bashkëluftëtarët, që ishte një djalë i ri dhe i hasretit, një moment ky që e kishte bërë të qante si fëmija. Avni Kastrati thotë se Serbia tani po bën tjetër luftë, po përpiqet që ta barazojë veten me viktimën.

“Unë shpirtin tem e kam qitë përpara. Me një kallash i kam dalë tenkës. Ma tepër nuk muj”, thotë ai.

Shikojeni videon e plotë me rrëfimin e tij.