Ledion Halitaj, kitaristi 9-vjeçar me dy çmime në Rumani

2 javë më parë

Ledion Halitaj, kitaristi 9-vjeçar me dy çmime në Rumani

Ledion Halitaj është vetëm 9-vjeçar, por e ka nisur mbarë rrugëtimin në muzikë.

Ai i testoi shkathtësitë e tij në një festival në Rumani, ku morën pjesë kitaristë nga 13 shtete të Evropës. Në sfidën e tij të parë doli triumfues me dy çmime.

Halitaj mori çmimin e parë të edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës në Trnasilvani dhe atë të audiencës në kategorinë “Junior”.

Ledioni thotë se ëndrra e tij është që një ditë të bëhet kitarist me nam, si Petrit Çeku.

Profesori i kitarës, Erhan Mujka, thotë se e ka vërejtur menjëherë potencialin e Ledionit.

Ledion Halitaj po e zhvillon talentin e tij në shkollën e muzikës “Beethoven”./KOHA