LDK s’frikësohet që e tradhëton AKR-ja (VIDEO)

4 vite më parë

LDK s’frikësohet që e tradhëton AKR-ja (VIDEO)

Për vota të deputetëve ka mundësi që folën sot në një restorant edhe presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli, Sami Lushtaku me Rrahim Pacollin e AKR-së.

Të gjithë këta mohuan se folën për politikë, mirëpo në LDK duken të shqetësuar për këtë takim.

Ndërsa Presidenti i Kosovës, dërgoi ftesat të gjitha partive  parlamentare të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit  për takim konsultativ  të hënën e 24 Korrikut, me qëllim të caktimin e datës së mbledhjes Konstituive të Kuvendit.

Nga koalicioni PAN kanë thënë se do ti përgjigjen ftesës, e nga Vetëvendosje dhe koalicioni LAA, ende nuk është bërë e ditur pjesëmarrja.

Madje deputeti i partisë lidere nga koalicioni LAA, Armend Zemaj, ka thënë se ftesa e Thaçit është e panevojshme.