LDK i penalizon Arban Abrashin e Hazir Borovcin

5 muaj më parë

LDK i penalizon Arban Abrashin e Hazir Borovcin

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që Arban Abrashin dhe Hazir Borovcin t’i largojë nga gara për kryetar të Degës së Tretë të partisë, shkruan AktivPress.

Ky vendim është marrë pas dhunës së shkaktuar një ditë më parë në këtë Degë.

Lajmin për “penalizimin” e Abrashit dhe Borovcit e ka dhënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Duke analizuar situatën e krijuar, Kryesia e LDK-së morri vendim që z. Hazir Borovci dhe z. Arban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së. Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së”, ka thënë Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së./AktivPress/