LDK i bënë publikë emrat e ministrave në Qeverinë Hoti

1 muaj më parë

LDK i bënë publikë emrat e ministrave në Qeverinë Hoti

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur emrat në qeverinë e re nga radha e subjektit të tij.

‘’Pas një disktuimi të gjatë për sifdave që do na presin në këtë qeveri dhe pas disa javëve negociata me partnerët. Do kemi sifda imediate sikur ajo e pandemisë dhe kriza ekonomike, pastaj dhe me dialogun dhe marrëdhëniet ndërkomëbtare. Më ka mbështetur kryesia në këto kohë.’’, ka thënë Hoti në konferencën për medie.

“Unë besoj që me këtë ekip dhe ekipin që presim të na prezantohet sonte nga partnerët e koalicionit do të bëjmë bashkë një ekip e cila do të zbatojë programin qeverisës për të cilin jemi dakorduar me të gjithë partnerët’, tha Hoti.

Këta do të jenë emrat e LDK’së në qeverinë e re.

Driton Selmanaj zëvendëskryeminsitër,

Hykmete Bajrami Ministre e Financave,

Besian Mustafa Ministrër i Bujqësisë,

Vlora Dumoshi minsitre e MKRS’së,

Anton Quni Ministër i Mbrojtjes,

Arban Abrashi Ministër i infrastruktës,

Armend Zemaj Ministër i Shëndetësisë.

Por Hoti nuk ka folur për emrat e ministrave që do të vijnë nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Ai ka thënë se emrat e tyre do të dihen sonte ose nesër në mëngjes.

Kurse sa i përket marëveshjes me Listën Serbe, Hoti ka thënë se ajo është e bazuar në Kushtetutë, ndërsa detajet do t’i publikoj më vonë.

AKTIV PRESS