LDK e VV të gatshme për qeverisje të përbashkët

3 muaj më parë

LDK e VV të gatshme për qeverisje të përbashkët

Zgjedhje të reja po vazhdojnë të kërkojnë partitë opozitare, pas dorëheqjes së kryeministri, Ramush Haradinaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës e Lëvizja Vetëvendosje, kanë kërkuar edhe një herë nga presidenti, Hashim Thaçi që sa më shpejt të bisedojë me partitë politike dhe të vendosë për datën e zgjedhjeve, raporton KTV.

Këto dy parti opozitare të cilat planifikonin mocion mosbesimi për rrëzim të Qeverisë nuk kanë mohuar mundësinë e një koalicioni mes tyre për një qeverisje të përbashkët.

Madje deklarojnë se janë të gatshëm më shumë se një vit për zgjedhje të reja.

Të gatshëm për zgjedhje të reja në Kosovë, po deklarohen edhe nga partia Nisma Socialdemokrate, parti e cila ishte në koalicion me AAK-në, partinë e kryeministrit tashmë në largim të Kosovës.

Kohavisioni ka provuar që të marrë një qëndrim nga PSD-ja në lidhje me këtë, por ata nuk kanë pranuar të flasin.

As nga Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë dhënë ende ndonjë qëndrim për dorëheqjen e kryeministri Haradinajt. (PDK në ndërkohë ka mbajtur një konferencë për media)

Ramush Haradinaj gjatë së premtes, ka dorëzuar postin e të parit të Qeverisë, për shkak të ftesës për intervistim nga Dhomat e Specializuara.