Largoni aromën e duhanit dhe gatimit me këta përbërës natyralë

5 vite më parë

Largoni aromën e duhanit dhe gatimit me këta përbërës natyralë

Gratë e njohin mirë luftën e përditshme me aromërat e pakëndëshme në shtëpi. Shtëpiaket, gatuajnë thuajse gjithë ditën dhe e dinë vështirësinë për të larguar aromën e gjellës, qepës, lakrave, mishit etj…Kur të gjitha këtyre u shtohet edhe një aleat që është duhani, atëherë më mirë të qëndroni jashtë shtëpisë ose të lini gjithçka hapur. Sot po ju japim një metodë të thjeshtë që nuk ju zë as kohë e as ju merr para. Në një enë, përzjeni 125 ml ujë të ngrohtë me 4 lugë sodë buke dhe 100 gr zbutës rrobash në kokrriza. Këto të fundit do të shkrijnë menjëherë pasi t’i përzjeni. Hidheni masën në një enë nga ato që më parë u kanë shërbyer si spërkatës për xhamat apo orendi të tjera, dhe përdoreni për ambientin e shtëpisë. Mjaftojnë tre herë në ditë që aroma të përhapet në të gjithë shtëpinë./living.al