Lajm i mirë për studentët shqiptarë, Gjermania ofron bursa falas dhe trajnime

3 vite më parë

Lajm i mirë për studentët shqiptarë, Gjermania ofron bursa falas dhe trajnime

Në kuadër të programit të Bursës Ndërkombëtare Parlamentare (IPS), 120 të rinj nga 40 shtete do të kenë çdo vit mundësinë të njohin më nga afër proceset e punës në Bundestag-un Gjerman dhe sistemin parlamentar të Gjermanisë gjatë qëndrimit të tyre në Berlin.

Bursantet/ët do të punojnë në mënyrë aktive në zyrën e një deputeti/eje të Bundestag-ut dhe të përjetojnë nga afër proceset politike dhe ato të vendimmarrjes demokratike. Përveç kësaj mund të marrin pjesë në aktivitete mësimore pranë universiteteve të Berlinit. Të gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe siguracioneve, duke përfshirë këtu dhe një bursë mujore, merren përsipër nga Bundestag-u Gjerman.

Një komision nga Gjemania qëndroi për një vizitë tre ditore në Tiranë për përzgjedhjen e bursanteve dhe bursantëve të vitit 2018 dhe i përcolli informacione studentëve mbi programin e IPS-së në Universitetin e Tiranës.
Më shumë informacione rreth IPS-së gjeni këtu: http://www.bundestag.de/ips