Lajm i keq për PSG-në, Cavani humb ndeshjen e parë ndaj Unitedit

9 muaj më parë

Lajm i keq për PSG-në, Cavani humb ndeshjen e parë ndaj Unitedit

Paris Saint Germain ka marrë fitore si vendas ndaj Bordeaux në javën e 22-të të Ligue 1.

Parisienët triumfuan me rezultat minimal 1-0 falë një goli që e shënoi Edinson Cavani nga penalltia.

Por kjo fitore i ka lënë shije të hidhur trajnerit të Parisit, gjermanit Thomas Tuchel.

Ka qenë sulmuesi uruguaian Edinson Cavani që ka pësuar një lëndim dhe është detyruar ta lë fushën.

31-vjeçari ka pasur dhimbje në kofshën e djathtë dhe kjo ishte arsyeja që ka lënë fushën.

Gjatë ditës së sotme mediat franceze kanë konfirmuar se uruguaiani nuk do të luaj së paku 10 ditë për Parisin, transmeton Telegrafi.

Kësisoj Cavani nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës së tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të martën përballë Manchester United.

Por përveç Cavanit që u lëndua së fundmi, trajneri Thomas Tuchel nuk do të mund të llogarit as në shërbimet e Neymar JR që do të mbetet 10 javë jashtë fushave si dhe të italianit Marco Verratti.